Connect with us

Kosova

Zmbrapset Vuçiq: Ushtria serbe s’do hyjë në Kosovë, tërheqim forcat nga kufiri

Published

on

Pas thirrjes dhe presioneve të faktorit ndërkombëtar presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se ai nuk ka ndërmend të urdhërojë ushtrinë që të kalojë kufirin e Kosovës duke shtuar se do të tërheqë forcat serbe nga ajo zonë.

Sipas presidentit serb, përshkallëzimi i konfliktit do të ishte kundërproduktiv kur bëhet fjalë për dëshirat e Serbisë, për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

Pse do të ishte kjo e dobishme për Beogradin? Cila do të ishte ideja? Të shkatërrohet pozicioni ynë që kemi ndërtuar për një vit? Ta shkatërrojmë atë brenda një dite? Serbia nuk dëshiron luftë”, tha Vuçiq në një deklaratë për Financial Times.

Ai shtoi se paralajmërimet e Uashingtonit janë joproporcionale për shkak se numri i forcave serbe në terren po zvogëlohet.

Advertisement

Të premten, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se SHBA-të kishin vëzhguar një “inskenim të paprecedentë të artilerisë, tankeve dhe njësive të mekanizuara të këmbësorisë serbe” në kufirin me Kosovën dhe e quajti atë një “zhvillim shumë destabilizues”.

Ne i bëjmë thirrje Serbisë që të tërheqë ato forca nga kufiri dhe të kontribuojë në uljen e temperaturës dhe tensionit”, tha Kirby, duke shtuar se Vuçiç dhe Antony Blinken, sekretari amerikan i shtetit, kishin folur për mënyrat për të qetësuar situatën.

Përpjekjet ndërkombëtare për të ulur tensionet janë rritur ditët e fundit pas sulmit në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë nga forcat serbe rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa policia e Kosovës eliminoi 3 prej agresorëve serbë, nga 30 të tillë që ishin strehuar në Manastirin e Banjskës në Zveçan. 

Advertisement

Kirby tha se sulmi ishte “i mirë-koordinuar dhe i planifikuar”, duke shtuar se madhësia e një depoje armësh të gjetur më pas kërcënonte sigurinë e zyrtarëve të Kosovës dhe personelit ndërkombëtar, duke përfshirë trupat e NATO-s.

Vitin e kaluar kemi pasur 14 mijë persona pranë vijës administrative, sot kemi 7,500 dhe do ta reduktojmë në 4,000. Dërgimi i trupave nga Serbia në vijën administrative është një gënjeshtër e pastër. . . Serbia nuk do të përfitonte gjë prej kësaj dhe kjo do të rrezikonte pozicionin e Serbisë në bisedimet me Prishtinën të ndërmjetësuara nga BE-ja”, u shpreh Vuçiq.

Jake Sullivan, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, zhvilloi bisedime me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti të premten, ku diskutuan dialogun e sponsorizuar nga BE-ja si e vetmja rrugëdalje nga kriza.

Advertisement

BE, SHBA dhe fuqitë e tjera perëndimore janë përpjekur të ndërmjetësojnë bisedimet, por pavarësisht se ishin afër një marrëveshjeje në mars, propozimet u shpërbënë si rezultat i zgjedhjeve komunale në veri të Kosovës, e cila ka një popullsi me shumicë serbe.

“[Serbët] duan ta kthejnë kohën pas” në një epokë kur Kosova ende u përkiste atyre”, tha Kurti për Associated Press.

“Ata janë në kërkim të makinës së kohës Ata duan ta kthejnë orën 30 vjet pas. Por kjo nuk do të ndodhë”, u shpreh Kurti.

Advertisement

Serbët e vijës së ashpër sulmojnë veriun e Kosovës

Milan Radoiçiq, udhëheqës politik serb i linjës së ashpër në veri të Kosovës ka marrë përgjegjësinë për sulmet e këtij muaji, duke thënë se ai donte të nxiste rezistencë ndaj qeverisë së Kurtit. “Autoritetet e Beogradit nuk kishin ditur për planin e tij dhe as nuk e ndihmuan atë“, shtoi ai.

Vuçiq dhe Kurti kanë bërë thirrje ditëve të fundit që paqeruajtësit e KFOR-it të udhëhequr nga NATO të rrisin praninë e tyre në veri të Kosovës. Të premten NATO tha se do ta bënte këtë, duke përfshirë vendosjen e qindra trupave shtesë britanike.

Advertisement

“Ne gjithmonë do të vazhdojmë të sigurohemi që komandanti ynë të ketë burimet dhe fleksibilitetin e nevojshëm që KFOR-i të përmbushë mandatin e tij”, tha të premten sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. “Ne jemi të gatshëm të bëjmë rregullime të mëtejshme në qëndrimin e KFOR-it sipas nevojës.”

KFOR-i përbëhet nga rreth 4,500 trupa. Përballë pakënaqësisë serbe për dhunën, Vuçiq së fundmi është detyruar të reformojë grupin e tij politik dhe të shpallë zgjedhje të përgjithshme dhe lokale. Megjithatë, presidenca nuk do të jetë në zgjedhje.

Ne duam të kemi një mandat të pastër në të ardhmen dhe të jemi një vend sovran”, tha Vuçiç në një fjalim televiziv të premten. “Opozita kërkoi zgjedhje, ata [ia dolën], le të përgatiten”.

Advertisement
Continue Reading

Kosova

Tragjedi në Prizren, humb jetën një fëmijë njëvjeçar si pasojë e zjarrit

Published

on

By

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në një shtëpi banimi pranë Shtëpisë së Kulturës në Prizren, ku si pasojë ka humbur jetën një fëmijë njëvjeçar.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe aktualisht po marrin trajtim mjekësor.

“Sot, më 30 dhjetor 2025, rreth orës 10:00, është raportuar një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të Prizrenit. Një fëmijë rreth 1 vjeç ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e thithjes së tymit. Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe po marrin trajtim në Emergjencë,” tha Bytyqi për Telegrafin.

Ai bëri të ditur se njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë dhe zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht. Ekipet përkatëse vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes.

Advertisement

Bytyqi theksoi se shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar nga organet kompetente dhe do të vërtetohen pas përfundimit të procedurave hetimore.

Advertisement
Continue Reading

Kosova

“Tageszeitung” e Berlinit: “Shumë njerëz në mbarë Evropën Juglindore dëshirojnë personalitete si Kurti si politikanë në vendet e tyre”

Published

on

By

Nuk kanë kaluar as pak muaj që kur Albin Kurti vizitoi Sarajevën, kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës.

Kryeministri i Kosovës mori duartrokitje të stuhishme nga politikanë e publicistë, nga antifashistë e punëtorë ndërtimi, nga gra e burra që ndodheshin rastësisht në atë ndërtesë. Kurti ka karizëm dhe është i besueshëm. Këtë e ndjenë njerëzit në sallë atëherë, dhe këtë e treguan edhe të dielën, kur Kosova e rizgjodhi Kurtin me 50 për qind të votave.

Gjithkush në atë sallë në Sarajevë e dinte se Albin Kurti, që kur ishte student në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, ishte pjesë e rezistencës me mjete paqësore kundër pushtimit serb; se ai dergjej në burgjet serbe që nga viti 1998 dhe se më në fund, në vitin 2000, pas luftës së Kosovës, mundi të kthehej në atdheun e tij. Serbët, deri para pak kohësh, donin të pengonin çdo kontakt mes shoqërisë boshnjake dhe asaj kosovare. Të dyja shoqëritë pësuan më së shumti gjatë luftërave të Jugosllavisë (1991-2001) nga sulmet e forcave ushtarake serbe; miliona njerëz u dëbuan atëherë dhe dhjetëra mijëra u vranë. Ky fat i bashkon ata.

Njësoj i bashkon edhe vetëdija se shoqëritë e përcaktuara mbi baza etnike çojnë vetëm në konflikte të mëtejshme. Bosnja, para 30 vitesh, u nda në zona etnike me ndihmën e rusëve, SHBA-së dhe gjithashtu Evropës; këtë gjë Kurti dëshiron ta shmangë me çdo kusht në Kosovë. Ai angazhohet për një shoqëri multietnike, duke qëndruar kështu pas kushtetutës së vendosur nga OKB-ja. Të drejtat e pakicave janë të garantuara, siç e dëshmojnë enklava e Graçanicës dhe zona të tjera. Por Serbia kërkon të imponojë ndarjen etnike në Kosovë dhe kështu provokon vazhdimisht konflikte, të cilat pastaj i faturohen Kurtit.

Advertisement

Por njerëzit në Kosovë i besojnë atij dhe qeverisë së tij; Kurti nuk është një „nacionalist i majtë“. Nuk është për t’u habitur që shumë njerëz në mbarë Evropën Juglindore dëshirojnë personalitete si Kurti si politikanë në vendet e tyre. /REL

Continue Reading

Kosova

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Published

on

By

Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon me numërimin e votave për kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, numërimi i votave të kandidatëve për deputetë ka shkuar mbi 10 për qind, kurse rezultatet preliminare për dhjetë kandidatët më të votuar të  Vetëvendosjes deri në orën 18:25 janë këto:  

Albin Kurti me 37,026 vota,

Glauk Konjufca me 28,972 vota,

Advertisement

Hekuran Murati me 15,143 vota,

Albulena Haxhiu me 14,823 vota,

Donika  Gërvalla me 13,016 vota,

Advertisement

Xhelal Sveçla me 11,922 vota,

Hajrulla Çeku me me 10,682 vota,

Avni Dehari me 9,709 vota,

Advertisement

Mimoza Kusari me 9,050 vota

Ejup Maqedonci me 8,493 vota.

Pas procesimit të rezulateve preliminare në platformën e KQZ-së, LVV ka fituar 49.30% të votave.

Advertisement

Në bazë të këtyre rezultateve, LVV siguron 56 mandate(pa votat e diasporës dhe ato me kusht)./REL

Continue Reading

Live ALBUK TV

UK1 day ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania1 day ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania3 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports1 day ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK3 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania1 day ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Kosova20 hours ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Albania2 days ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Albania9 hours ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

UK2 days ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania2 days ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Albania2 days ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Bota21 hours ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK1 day ago

Spitalet paralajmëruan se kriza e kujdesit në fund të jetës kërcënon trajtimin

rajoni10 hours ago

Fqinji me Shqipërinë sapo shkroi historinë

Trending