Zogu përfundon në helikë, piloti i aeroplanit në Indi detyrohet të bëjë ulje emergjente, motori i krahut të majtë përfshihet nga zjarri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aeroplan komercial që brenda kishte 185 pasagjerë, pësoi defekt kur një zog u fut në motorin e njërit krah, që më pas u përfshi nga zjarri dhe detyroi pilotin të bëjë ulje emergjente.

Bëhet fjalë për SpiceJet Boeing 737-800 që po udhëtonte nga Patana në Indi, dhe në një moment sa ishte në ajër u përfshi nga zjarri njëri prej motorëve të avionit.

E një pasagjer që ishte ulur jo larg krahut të majtë, filmoi me telefon momentin kur nga motori dilte zjarr që ishte shkaktuar

Si pasojë e kësaj, piloti është detyruar të bëjë ulje emergjente, ku për fat të mirë të gjithë pasagjerët që ishin brenda avionit 15 vjet të vjetër, nuk kanë pësuar ndonjë lëndim.

Share This Article