Zonja e parë Jill Biden rezulton pozitive ndaj COVID-19, rezultatet për Presidentin deri më tani janë negative

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zonja e Parë, Jill Biden u diagnostikua të hënën me COVID-19 shoqëruar me simptoma të lehta njoftoi zëdhënësja e saj. 
Presidenti Joe Biden bëri një test pas njoftimit të infektimit të bashkëshortes së tij, por ai rezultoi se nuk ishte prekur nga sëmundja. Shtëpia e Bardhë tha se presidenti do të mbahet nën monitorim dhe do të vazhdojë të testohet në mënyrë të rregullt.

Deri sa të shërohet Zonja e Parë Jill Biden do të qëndrojë në shtëpi në qytetin Rehoboth Beach të shtetit Delauer, tha drejtorja e komunikimit Elizabeth Alexander. Të martën ajo pritej të fillonte vitin e ri akademik në Kolegjin e Virxhinias Veriore, ku ajo është mësuese e gjuhës angleze.

Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore zonja Biden po punon me autoritetet e shkollës për të gjetur një zëvendësim të përkohshëm për orët e saj të mësimit, tha zonja Alexander.

Zonja e Parë udhëtoi me bashkëshortin e saj në Florida të shtunën për të inspektuar dëmet e shkaktuara nga uragani Idalia. Presidenti Biden më pas kaloi fundjavën në shtëpinë e tyre në Delauer. Të hënën ai mori pjesë në një aktivitet në Filadelfia dhe më pas u kthye në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Biden dhe bashkëshortja e tij Jill Biden u infektuan me Covid-19 gjatë verës së vitit të kaluar. Apnews

Share This Article