“Zonja e Vjetër” është super, derbi i Torinos i takon Juventusit, dy gola vendosin takimin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Derbi i Torinos i takon Juventusit. Bardhezinjtë mundën pastër 2-0 Torinon, në sfidën e Serie A të luajtur në Allianz Stadium (Turin). Ekipi i Allegrit realizoi me Gattin në fillimin e pjesës së dytë, me futbollistin që shfrytëzoi në maksimum një rrëmujë në zonë. Gjithsesi, për të legjitimuar festën e “Zonjës së Vjetër” u nevojit ndërhyrja e VAR (dyshime për offside), katër minuta iu deshën sistemit të teknologjisë për të cilësuar si të rregullt golin e 25-vjeçarit.

Për të vrarë përfundimisht shpresat e djemve të Juric mendoi Milik. Juventus kështu ndjek vendet e para dhe aktualisht renditet e 3-ta me 17 pikë. Torino e vendit të 12-të synon që të grumbullojë sa më shumë pikë, për të mos diskutuar mbijetesën.

Spektakli i Serie A vazhdon në mbrëmje. Në Genoa është e rezervuar përballja mes Genoas dhe Milanit, takim ky që do gjykohet nga Piccinini M. (Ita).

https://iframely.net/44cDyj4

https://iframely.net/4AkylGy

Share This Article