Zootopia 2, filmi i animuar aq i dashur për fëmijë e të rritur është duke thyer rekorde botërore sa i përket industrisë së filmit. Kjo pasi zyrtarisht ka thyer historinë e Marvel duke u bërë filmi i importuar me fitimet më të larta në historinë e kinemave kineze, sipas platformës kineze të biletave Maoyan.
Brenda një dite nga publikimi, “Zootopia 2” kaloi 100 milionë dollarë në nivel global, duke shënuar një fillim të fortë në xhiron ndërkombëtare të biletave. “Zootopia 2 është filmi i parë hollivudian që fiton 100 milionë dollarë në një ditë të vetme në Kinë, duke kaluar atë të “Avengers: Endgame” me 97.5 milionë dollarë.”
Sipas ekspertëve të kinemasë kjo rritje e shpejtë e fitimeve dhe e interesit për filmin e animuar vjen pasi “Filmi i parë ndërtoi një reputacion të fortë, dhe vazhdimi e zgjeron alegorinë e tij sociale përmes një narrative të drejtuar nga misteri që përputhet me preferencën në rritje të audiencës kineze për përmbajtje të drejtuar nga historia.”
Filmi i animuar ka në qendër një dyshe shumë të lezetshme, një dhelpër dhe një lepur, Judy Hops dhe Nick Wilde, të cilët “kanë fituar zemrat” e publikur në mbarë botën, me misionet e tyre “under cover” të vendosura në një qytet të quajtur “Zootopia” ku të gjitha kafshët jetojnë në harmoni.

