Zoran Zaev: Kosova e Serbia duhet t’a marrin shembull “Marrëveshjen e Prespës”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, po konsideron se Beogradi dhe Prishtina do të duhet ta merrnin si shembull marrëveshjen e Prespës për të zgjidhur çështjen e Kosovës.

Duke komentuar dialogun Prishtinë-Beograd, Zaev ka thënë për Klan Maqedonia, se Brukseli, fillimisht, pa kurrfarë kushti, duhet t’i liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës.

“Liderët e Kosovës dhe Serbisë ia kanë borxh qytetarëve të tyre ardhmërinë dhe perspektivën. Nuk e kanë lehtë asnjëra palë, por le të mësojnë nga shembulli ynë me Greqinë”, ka thënë Zaev.

Ai shtoi se “dyert e të kaluarës duhet të mbyllen kur hapen dritaret e të ardhmes”.

Në intervistë për këtë televizion nga Shkupi, Zaev foli edhe për paralajmërimet rreth formimit të partisë “Ilirida” në Maqedoni, për të cilën tah se “është promotore e politikës nacionaliste në rajon”.

Të tillat parti, sipas tij, dalin në sipërfaqe kurdo që Evropa është e dobët.

“Ata do të duhej të jenë sinjal për Bullgarinë e Brukselin se duhet intensivisht të vazhdojnë integrimin e rajonit në BE. Ky është kthim i borxhit ndaj Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Zaev.

Sipas tij, përgjigja e Evropës ndaj projekteve të tilla për ndryshim të kufijve në Ballkan duhet të jetë forcimi i proceseve euro-integruese për vendet e rajonit.

Zaev porositi ata që promovojnë idetë nacionaliste në Maqedoninë e Veriut se nuk do të fitojnë në zgjedhjet lokale dhe në asnjë nivel tjetër. Sipas tij, ka kaluar koha kur partitë e tilla kishin sukses në Maqedoni.

“Ilirida”, formimi i të cilës parti është paralajmëruar në Maqedoni, ka bërë të ditur se do të angazhohet për federalizimin e Maqedonisë sipas parimit etnik dhe për autonomi të shqiptarëve.

Share This Article