“Zoti më pret”/ Tragjedi në Itali, dy motrat shqiptare bien nga kati i katër, njëra humb jetën! Çfarë dyshohet 

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tragjedi ka ndodhur në Genova ku dy gra shqiptare kanë rënë nga kati i katërt i pallatit ku banonin. Për pasojë njëra prej tyre ka ndërruar jetë në vend, ndërsa tjetra është transportuar në spitalin e San Martinos ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Njëra prej motrave, kishte katër fëmijë të cilët ishin të pranishëm në banesë në momentin kur ka ndodhur tragjedia. Fëmijët u lanë nën kujdesin të babait të tyre, i cili ishte në proces divorci me nënën e tyre.

Hetuesit po hetojnë për atë që deri më tani po cilësohet si “vetëvrasje e dyfishtë”. Dyshohet se fillimisht viktima është ngjitur në ballkon dhe pavarësisht se një prej fqinjëve tentoi ta bindte që të mos e bënte një gjë të tillë, ajo u hodh. Pas saj u hodh edhe motra tjetër për shkak të dhimbjes së madhe.

E ndjera, nënë e 4 fëmijëve kishte shkruar në rrjetet sociale “Zoti më pret”. Ndërsa më 10 janar kishte një seancë dëgjimore për kujdestarinë e fëmijëve. Ajo ishte ribashkuar me bashkëshortin e saj pavarësisht se ky i fundit e kishte keqtrajtuar më parë. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Share This Article