“Zoti të bekoftë e të udhëzoftë”, zbulohet se çfarë shkruhej në letrën e Biden për Trump

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediat amerikane kanë bërë publike letrën që ish-Presidenti i SHBA Joe Biden shkroi ditën e largimit nga Shtëpia e Bardhë për Presidentin Donald Trump.

Në letër Biden i uron pasardhësit të tij çdo të mirë të mudnshme.

Letra e Biden për Trump:

“I dashur President Trump,

Ndërsa largohem nga kjo detyrë e shenjtë, ju uroj ju dhe familjes tuaj çdo të mirë në katër vitet e ardhshme. Populli amerikan dhe njerëzit në mbarë botën kërkojnë nga kjo shtëpi qëndrueshmëri në stuhitë e pashmangshme të historisë dhe lutja ime është që vitet e ardhshme të jenë një kohë prosperiteti dhe paqeje kombin tonë.

Zoti ju bekoftë dhe ju udhëzoftë ashtu siç e ka bekuar dhe udhëhequr vendin tonë të dashur që nga themelimi ynë.

Joe Biden

1-20-25”

Share This Article