Zuerichu bën edhe një hap drejt titullit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Skuadra e shumë shqiptarëve, Zuerichu, ka bërë edhe një hap të rëndësishëm drejt titullit të kampionit të Zvicrës. Të shtunën mbrëma Zuerichu fitoi 3:1 ndaj Grasshopperit, në derbin e madh të qytetit. Ndeshja i takoi xhiros së 20-të të kampionatit helvetik.

Te fitorja Zuerichu ka ardhur me përmbysje të rezultatit.

Grasshopperi kaloi në epërsi në minutën e 43-të, por Zuerichu barazoi me të nisur pjesa e dytë, në minutën e 47-të. Dy golat tjerë u shënuan në minutën e 67-të dhe 83-të. Zuerichu tani udhëheq me 46 pikë, dhjetë më shumë se Baseli.

Fidan Aliti, Bledian Krasniqi e Mirlind Kryeziu startuan te Zuerichu. Lindrit Kamberi qëndroi në stol, ndërsa Blerim Xhemaili ishte i lënduar.

Ermir Lenjani startoi te Grasshopperi, ndërsa në pjesën e dytë luajtën edhe Shkëlqim Demhasaj dhe talenti 17-vjeçar, Dion Kacuri. Amir Abrashi qëndroi në stol.

Grasshopperi është i shtati me 23 pikë.

Share This Article