Zv.ambasadori Smith me ekipin e Korpusit të Paqes: Bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerët shqiptarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendës Ambasadori i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Demian Smith u takua me ekipin e Korpusit të Paqes në zyrën e tyre në Tiranë.

Ndërsa vizitoi zyrën, Zv. Ambasadori Smith i shprehu drejtoreshës së vendit të Korpusit të Paqes për Shqipërinë, Megan Wilson dhe stafit, vlerësimin e tij për punën e Korpusit të Paqes në Shqipëri, duke theksuar angazhimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me partnerët shqiptarë për përgatitjen e kthimit të Vullnetarëve në komunitetet e tyre.

Drejtoresha Wilson përsëriti angazhimin e ekipit për të vazhduar punën në përmbushjen e misionit të Korpusit të Paqes për nxitjen e paqes dhe miqësisë në botë, siç mishërohet në rritjen e partneritetit midis popullit amerikan dhe atij shqiptar.

Zv. Ambasadori Smith, siguroi anëtarët e stafit se ai do të vazhdojë të ndjekë dhe mbështesë përpjekjet dhe përparimin e Korpusit të Paqes në Shqipëri, veçanërisht teksa ekipi punon për të rikthyer në Shqipëri vullnetarët e Korpusit.

Share This Article