Zv/kryeministri i Kosovës shpërndan postimin ku Edi Rama quhet pro-serb 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka shpërndarë të shtunën një postim në llogarinë e tij në Facebook, ku presidenti i Shqipërisë, Edi Rama, quhet “pro-serb”.

Ndonëse postimi u fshi menjëherë, u bë lajm në media.

E lidhur me këtë ka reaguar Klisman Kadiu, këshilltar i Bislimit, i cili ka sqaruar se postimi në fjalë është shpërndarë gabimisht.

“Postimi në profilin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi është shpërndarë gabimisht. Gjatë shfletimit të postimeve në rrjetin social “Facebook”, është klikuar paqëllim butoni i shpërndarjes”, ka shkruar Kadiu në profilin e tij në Facebook.

Ai ka thënë se postimi është fshirë sapo është vënë re – dy minuta pas shpërndarjes.

“Sapo është vënë re (2 minuta pas shpërndarjes) ajo është fshirë menjëherë. Nuk ka as intencë, as mesazh, pas një shpërndarje të bërë pa qëllim”.

“Kosova dhe Shqipëria gëzojnë marrëdhënie solide bashkëpunimi. Një shpërndarje e tillë e paqëllimshme, nuk duhet të keqpërdoret për të nënkuptuar mesazhe që nuk ekzistojnë”.

“Asnjë media serioze, nuk e shpërndan një lajm dhe të nxjerrë konkluzione inekzistente, nga një shpërndarje e paverifikuar dhe e larguar menjëherë”./Telegrafi/

Share This Article