Zv. ministri Shkreli thotë se s’ka vend për panik nga lëkundjet e reja të tokës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Artan Shkreli, zv. ministri shqiptar i Infrastrukturës, shpjegoi gjatë mbledhjes së qeverisë aktivitetin sizmik në Shqipëri.

Shkreli tha se në ditët në vazhdim të ketë lëkundje sizmike më të lehta pasi energjia sizmike është në rënie, shkruan “Shqiptarja”.

“Në ditët në vazhdim mund të ketë lëkundje më të lehta sepse energjia sizmike vjen në rënie. Në rastet që kemi gjetur ne gjatë operacioneve, kanë shpëtuar njerëz që kanë qenë, poshtë krevateve, poshtë tavolinave pra nën objekte që kanë trarë. Nuk duhet qëndruar pranë mureve por në qendër. Katet e para mund të dalin menjëherë, ndërsa katet e tjera duhet të presin një pauze. Katet e larta kanë më pak propabilitet për t’u shembur. Sizma më e madhe ka kaluar. Kjo është një gjë që nuk ka vend për një panik”, tha Shkreli.

Share This Article