Zv. ministrja e Infrastrukturës përplaset me Erion Braçen në Komisionin e Ekonomisë: Na trembët, qetësohuni!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Edona Bilali dhe deputeti socialist Erion Braçe kanë debatuar me tone të ashpra ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë.

Gjatë leximit të raportit në Komisionin e Ekonomisë, aty ku po diskutohet projekt-buxheti 2026, asaj iu kërkua të tregojë shifra.

Milva Ekonomi: Ne duhet ta përdorim kohën me ekonomicitet.

Edona Bilali: Unë jam e gatshme ta ekonomizojmë edhe më shumë kohën.

Milva Ekonomi: Mund ta përmblidhni diskutimin tuaj, që t’i japim mundësi pyetjes.

Edona Bilali: Nuk po përmendim projekte të tjera…

Erion Braçe: Mund t’i përmendësh të gjitha, por pa fjalë të tepërta.

Edona Bilali: Do përpiqemi të mos e teprojmë, shumë faleminderit për këtë shënim. Patjetër që do të përpiqemi, ju falenderojmë për mundësinë .

Erion Braçe: Lëre aman të keqen, që e vlerëson shumë.

Edona Bilali: Na trembët deputet, na trembët. Qetësohuni.

Share This Article