Zvarriten proçeset gjyqsore, vettingu “zbraz” Gjykatën dhe Prokurorinë e Elbasanit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Procesi i vetting-ut dhe dorëheqjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë shkaktuar në mbarë vendin mungesë të trupës së gjyqtarëve dhe  prokurorëve. Koston e kaosit të krijuar në sistemin e drejtësisë janë duke e vuajtur qytetarët pasi zvarritja e proceseve gjyqësore është bërë e zakonshme.

Prokuroria  e Elbasanit po punon me 13 prokurorë nga 20 që duhet të ketë në organikën e plotë të saj. Sipas prokurorit, mungesa e trupës gjykuese ka sjellë ngarkesë te ta dhe stres te qytetarët të cilët presin shqyrtimin e çështjeve të tyre.

Edhe më e vështirë paraqitet situata në gjykatën e Elbasanit. Kjo e fundit po punon me vetëm 5 gjyqtarë nga 16 që duhet të kenë në organikën e plotë të saj.

Kryetari i Dhomës së Avokatisë në Elbasan, Demir Çiftja shprehet me shqetësim për stopimin e hetimit të çështjeve, çka sjell irritim te qytetarët.

Mësohet se vetëm në 3 mujorin e parë të vitit 2023, rezultojnë 4401 çështje në shqyrtim. Në këtë periudhë, gjyqtarët e Elbasanit kanë shqyrtuar mesatarisht secili nga 978 çështje, për shkak se kryetarja e gjykatës angazhohet në vetëm gjysmën e ngarkesës me gjykime.

Sipas Gjykatës nga 1 janari deri në 5 qershor 2023, në sekretari janë regjistruar 3533 çështje të reja.

Share This Article