Gjatë gjithë historisë, Mürren, ky fshat mesjetar ka mbetur relativisht i izoluar nga bota e jashtme. Por tani, një mrekulli inxhinierike i çon udhëtarët me shpejtësi drejt fshatit me vetëm 430 banorë.
Për pjesën më të madhe të historisë së Mürren-it, banorët i zbrisnin mushkat e tyre për tre orë rrugë për të siguruar furnizimet thelbësore në luginë, përpara se të ngjiteshin sërish lart. Më pas, në vitin 1891, u hap një hekurudhë me binarë të ngushtë dhe më vonë, në vitin 1965, një teleferik.
ky fshat dikur i izoluar, i vendosur 1638 metra mbi nivelin e detit në kantonin e Bernës, u lidh drejtpërdrejt me botën e jashtme përmes teleferikut më të pjerrët në botë: Schilthornbahn. Ky teleferik i ngjit udhëtarët 775 metra lart, përmes disa prej peizazheve më mahnitëse të Alpeve Zvicerane, në vetëm katër minuta.
Udhëtimi vertikal
Nga parkimi në Stechelberg, nwpwrmjet një kabine xhami, shihen shtëpiza si në përralla, të rrethuara nga male të thepisura dhe pisha të mbuluara me borë.
Mürren është një fshat i shekullit të 13-të, me shtëpiza tradicionale prej guri dhe druri që duken sikur janë ngjitur në buzë të greminës. Për shkak të pozicionit unik, inxhinierët nuk kanë mundur kurrë ta lidhin atë me rrugë automobilistike.
Djepi i skive alpine
Pavarësisht madhësisë së tij të vogël, Mürren është një qendër e madhe e sporteve dimërore. Transformimi nisi në fund të viteve 1800, kur britanikët zbuluan fshatin. Arnold Lunn themeloi këtu garat e para të skive me sllalom në botë në vitin 1922 dhe, një vit më vonë, u formua Klubi i famshëm i Skive Kandahar.
Sot, malet përreth ofrojnë 54 km pista. Kur kushtet e lejojnë, mund të bëni ski për 16 km nga maja e Schilthorn (2970 m) deri në fund të luginës.
Por Mürren nuk është vetëm për dimër. Nga qershori në shtator, zona kthehet në parajsë për parashutistët dhe adhuruesit e natyrës.
Ndjesia e lirisë që ofron ky fshat mesjetar, tashmë i lidhur me botën nga inxhinieria moderne, është e prekshme.

