Në Zvicër mbahen të dielën referendumi për të ndryshuar ligjin për gjuetinë e kafshëve të egra. Disa fermerë kërkojnë që shtrëngohet legjislacioni për sa i përket sulmeve nga ujqit që po dëmtojnë kafshët dhe financat e tyre.
Qytetarët e Zvicrës pritet të dielën të shprehen pro apo kundër një nisme që do i lejojë autoritetet lokale të vrasin më lehtësisht ujqit nëse ata përbëjnë rrezik për blegtorinë e vendit.
Popullata e ujqve në zonat malore të Zvicrës po përjeton një shtim të pazakontë që po rezulton në sulme të herëpashershme ndaj deleve, dhive dhe bagëtive të tjera të imëta e të trasha.
Me rregullat aktuale autoritetet zvicerane mund ta vrasin ujkun nëse ai sulmon 35 kafshë brenda katër muaj ose 25 kafshë brenda muajit.
Me ligjin e ri për gjuetinë, është përgjysmuar në 15 numri i sulmeve të lejuara brenda 4 muajve, më pas gjahtarët mund të ndërhyjnë dhe t’i qëllojnë, edhe kur shohin se ujqit e kanë humbur frikën ndaj njerëzve.
“Po, ujqit janë bërë problem. Kam dy muaj që nuk fle mirë. Zgjohem çdo mëngjes dhe shoh celularin mos ka pasur ndonjë sulm gjatë natës. Ata e gjejnë mirë veten këtu në lartësi por jo ne me ta.”
“Kundërshtarët e ligjit gjithmonë e quajnë këtë si nisma ‘qëllo-e-vrit’. Nuk është se duam t’i vrasim ujqit. Duam thjesht ta rregullojmë problemin me ta sipas zonave.”
Çdo vit fermerët thonë se humbasin 300 deri 500 lopë, dele e dhi nga sulmet e ujqve.
Aktivistët për mbrojtjen e kafshëve të egra thonë se mijëra kafshë të tjera ngordhin përvit nga sëmundjet apo aksidentet.
“A rrezikon ky ligj zhdukjen e ujqve në Zvicër? Jo. Ujqit do mbijetojnë sepse do përshtaten, por tani është e qartë se problemi nuk janë ata. Duhet të flasim për problemin e fermerëve dhe se si t’i ndihmojmë.”
“Ujqit janë specie e mbrojtur. Ligji nuk ndryshon asgjë për sa i përket mbrojtjes së tyre por lejon aplikimin e rregulloreve kur do hasen probleme. Rregullorja nuk do u lihet në dorë gjahtarëve por qeverisë, dhe zyrtarët e shtetit do e zbatojnë atë.”
Nga 26 kantonet zvicerane, dy janë shprehur më në favor të ligjit të ri për largimin e ujqve apo zhdukjen e tyre nga zonat.
Mendohet se tufat e ujqve kanë emigruar në masë nga veriu i Italisë ndërsa legjislacioni kryesor për gjuetinë në Zvicër nuk ka ndryshuar që nga viti 1986.