Zvicër: Shqiptari hero, shpëton një person i cili po rrihej nga 20 huliganë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut është bërë hero në Zvicër.

31-vjeçari, A.A  arriti ta shpëtonte një person derisa ishte duke u rrahur nga 20 huliganë.

Ngjarja ndodhi rreth mesnatës së 3 shtatorit në Wintherthur.

Shqiptari ishte duke e pritur autobusin dhe në momentin kritik kishte ndërhyrë duke i përzënë huliganët.

Huliganët përpos që e kishin rrahur viktimën po ashtu ia kishin vënë flakën.

Ai ndërhyri duke e mbuluar me xhaketën e tij viktimën dhe kështu kishte arritur ta shuante flakën që e kishte kapluar.

31-vjeçari deklaroi për mediat zvicerane se ishte i shokuar nga ngjarja.

“Nuk e prisja një krim të tillë këtu” – tha ai.

Ish-ushtaraku ishte për vizitë tek familja e tij në Zvicër.

I plagosuri ishte dërguar në spital me djegie dhe mavijosje.

Share This Article