Zvicra dhe Britania nënshkruajnë marrëveshje pas Brexit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e Madhe dhe Zvicra nënshkruan një marrëveshje për të siguruar që tregtia mes dy vendeve të vazhdojë edhe pas daljes së pritur të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian më 29 mars.

“Zvicra është një nga partneret më të vlefshme tregtare që po kërkojmë për vazhdimësinë duke llogaritur më shumë se 32 miliardë dollarë shkëmbime tregtare në vit”, theksoi sekretari i Tregtisë së Jashtme, Liam Fox në Bernë.

Marrëveshja që nënshkroi Fox me ministrin zviceran të Ekonomisë, Guy Parmelin përsërit shumicën e marrëveshjeve që aktualisht ekzistojnë midis Britanisë së Madhe dhe Zvicrës, një vend joanëtar i BE-së.

Nëse Londra lë bllokun europian nën kushtet e një marrëveshjeje tranzicioni me Brukselin, pakti tregtar zviceran-britanik do të hyjë në fuqi pas kalimit të tranzicionit.

Britania e Madhe është destinacioni i gjashtë më i madh i eksporteve për kompanitë zvicerane.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply