Zvicra do të mbajë referendum: Jo më shumë se 10 milionë banorë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me sloganin “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë”, Partia Demokratike Zvicerane, e ekstremit të djathtë, ka promovuar referendumin që do të mbahet më 10 qershor dhe që mund të ketë pasoja të forta për vendin.

Qytetarët zviceranë do të votojnë për kufizimin e popullsisë rezidente në maksimum 10 milionë banorë, ndërsa nëse iniciativa miratohet, ajo do të hyjë në fuqi sapo popullsia të kalojë pragun e 9,5 milionëve.

Masa parashikon vendosjen e kufizimeve për hyrjet e reja në vend, përfshirë azilkërkuesit dhe bashkimet familjare, ndërkohë që aktualisht popullsia e Zvicrës është rreth 9,1 milionë banorë.

Promotorët e referendumit thonë se rritja e numrit të banorëve po shton qiratë dhe po rëndon infrastrukturën dhe shërbimet publike. Kundërshtarët paralajmërojnë se iniciativa mund të dëmtojë ekonominë dhe të rrezikojë marrëveshjet me Bashkimin Europian për lëvizjen e lirë të njerëzve.

Share This Article