Zvicra ia ngrin pasurinë presidentit të Bjellorusisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zvicra ia ka ngrirë asetet financiare presidentit autokrat të Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, për shkak të dhunës së autoriteteve ndaj protestuesve dhe shtypjes së protestave pas kontestimit të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.

Përpos ngrirjes së aseteve financiare, Zvicra ua ndaloi presidentit Lukashenko, djalit të tij, Viktorit, dhe 13 personave tjerë që të hyjnë në territorin e saj, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Qeveria zvicerane në njoftim tha se këta individë dyshohen se janë përgjegjës për përdorimin e dhunës dhe arrestimeve arbitrare gjatë protestave në Bjellorusi.

“Zvicra është thellësisht e shqetësuar nga tensionet e vazhdueshme dhe bën thirrje për dialog mes qeverisë bjelloruse dhe shoqërisë civile”, thuhet në njoftim.

Më tutje, Zvicra bëri thirrje për lirimin e personave që janë arrestuar në mënyrë arbitrare dhe për hetimin e dyshimeve rreth torturimit dhe keqtratimit të tyre nga forcat e sigurisë.

Sipas rezultatit zyrtar të zgjedhjeve të mbajtura në gusht, lideri autoritar, i cili është në pushtet që nga vitet e nëntëdhjeta, e ka fituar bindshëm garën. Sidoqoftë, opozita dhe vendet perëndimore dyshojnë se gjatë procesit ka pasur manipulime.

Share This Article