Zvicra jep lajmin e mirë për pensionet e kosovarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga data 1 shtator, kosovarët që kanë punuar në Zvicër do të mund të marrin pensionin e tyre AHV ose IV duke qëndruar në vendlindje.

Kështu ka vendosur sot parlamenti zviceran. Kjo marrëveshje rikthen koordinimin e sigurimeve shoqërore mes Zvicrës dhe Kosovës.

Kosova ka qenë i vetmi shtet pasardhës i Jugosllavisë me të cilën Zvicra nuk ka pasur marrëdhënie kontraktuale në fushën e sigurimeve shoqërore.

Këshilli Federal kishte përfunduar marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me ish Jugosllavinë në vitin 2010.

Shtetasit kosovarë që nga viti 2010 nuk kanë mundur të marrin pensionet zviceran AHV ose IV jashtë vendit.

Kjo do t’i kushtojë Zvicrës 16 milionë franga në vit. Rreth 200,000 kosovarë jetojnë në Zvicër.

Share This Article