Zvicra përfundon negociatat për marrëdhëniet e saj me BE

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas muajsh të tërë shtyrjesh, Zvicra ka vendosur të përfundojë negociatat për marrëdhëniet e saj me BE, duke konsideruar veçanërisht se kjo do të rrezikonte politikën e saj të migracionit.

Në një konferencë shtypi, presidenti zviceran, Guy Parmelin njoftoi se “Konfederata po i jep fund negociatave”.

Kjo marrëveshje synonte standardizimin e kornizës ligjore për pjesëmarrjen e Zvicrës në tregun e vetëm të BE-së dhe vendosjen e një mekanizmi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

“Kjo marrëveshje institucionale do të kishte “sjellë një ndryshim thelbësor në marrëdhëniet midis Zvicrës dhe BE-së, duke kërkuar një kompromis të rëndësishëm në Zvicër”, shpjegoi ministri zviceran i Punëve të Jashtme, Ignazio Cassis, në të njëjtën konferencë shtypi.

Marrëveshja ishte kërkuar për më shumë se dhjetë vjet nga BE, por negociatat nuk filluan deri në 2014.

Disa pika vazhduan të paraqisnin një problem në Bernë, por Brukseli kishte refuzuar çdo kompromis të mëtejshëm që nga fundi i 2018.

Share This Article