Rradhët të gjata janë krijuar ditën e sotme në dyqante të ndryshme në Zvicër.
Stomatologët, parukierët, sallonet e masazheve dhe ato të bukurisë ishin ndër shërbimet e para që pritën klientët, të mbyllura që prej marsit si pasojë e koronavirusit.
Shumica e dyqaneve, shkollave dhe tregjeve të ushqimit do të rifillojnë aktivitetin nga 11 maj. Në një fazë të tretë, shkollat profesionale dhe universitetet janë vendosur të rihapen në 8 qershori, me kusht që të mos ketë ndonjë rritje të konsiderueshme në rastet e COVID-19.
“Numri i rasteve të reja po vazhdon të bjerë, që sigurisht që është një lajm i mirë në ditën e parë që ne kemi filluar të lehtësojmë masat,” tha Daniel Koç, zyrtari kryesor për shpërthimin e koronavirusit në Zvicër.
Sot, Zvicra raportoi 30 vdekje nga koronavirusi, duke çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 1.640 teksa numri i rasteve poyitive ka shkuar në 29.1164, me 103 raste të reja të konfirmuara sot./bota.al/