Zvicra sot vendos nëse do t’i jepet fund lëvizjes së lirë të njerëzve me BE-në

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Votuesit zviceranë përmes një referendumi sot do të vendosin nëse duhet anuluar paktin me Bashkimin Evropian rreth lëvizjes së lirë të njerëzve, një test ky i rëndësishëm i qëndrimit zviceran karshi të huajve, që përbëjnë çerekun e popullsisë.

Partia Popullore zvicerane (SVP), parti kjo e krahut të djathtë – më e madhja në parlament – është vënë në krye të përpjekjeve për ta marrë kontrollin mbi imigrimin, duke përsëritur disa prej argumenteve të përdorura nga politikanët pro-Brexitit, në prag të largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Megjithatë, një sondazh i kryer nga gfs.bern ka gjetur se 63 për qind e respondentëve e kundërshtojnë propozimin e SVP-së dhe 35 për qind e mbështesin, gjë që tregon se votuesit duan stabilitet në një periudhë paqartësie ekonomike, gjatë pandemisë së koronavirusit, raporton BBC.

Po qe se ky referendum dështon, atëherë qeveria e Zvicrës mund të fokusohet tek çështja më e rëndësishme e saja kur është në pyetje politika e jashtme: Traktati i stagnuar mund t’i konsolidojë lidhjet me BE-në, për të cilën kritikët megjithatë thonë se cenon në masë të madhe sovranitetin zviceran.

Share This Article