Zvicra sot voton për ndalimin e reklamimit të duhanit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Zvicër sot votohet për të vendosur një sërë masazh, përfshirë edhe ndalimin e reklamimit të duhanit në vendet ku të rinjtë mund ta shohin atë, raporton BBC.

Në fakt ky do të ishte një ndalim i plotë i reklamimit të duhanit.

Mund të jetë befasi, por Zvicra, përkundër imazhit të saj të shëndetshëm dhe miqësor ndaj mjedisit, ka një prej rregulloreve më të buta në Evropë sa i përket duhanit.

Shumë kohë pasi pirja e duhanit u ndalua në bare dhe restorante në Britani të Madhe, Gjermani e Francës, te zviceranët ende pihej duhani në to.

Klientëve në supermarkete rregullisht i afroheshin vajzat e reje me buzëqeshje në fytyrë duke i ofruar ndonjë pako falas të markës së re të cigareve. Ndërsa këto gjëra janë ndaluar tashmë në Zvicër, reklamimi i duhanit ende mbetet në fuqi.

Referendumi i sotëm në Zvicër është një prej shumë referendumeve që mbahen në këtë vend. Votuesit do të vendosin gjithashtu edhe për propozimet për kufizime në testime në kafshë dhe paratë e reja për median.

Mbështetësit e duhanit thonë se ndalimi i reklamave është për shkak se kompanitë më të mëdha të duhanit janë të pranishme në Zvicër. Philip Morris, British American Tobacco dhe Japan Tobacco kanë selitë e tyre në Zvicër.

Industria e duhanit vlerësohet se kontribuon më shumë se 6 miliardë dollarë në vit në ekonominë zvicerane dhe punëson mbi 11 mijë persona.

Në sondazhin e fundit thuhet se 63 për qind e votuesve do të mbështesin reklamimin e duhanit, por për të hyrë në fuqi duhet të përkrahet nga shumica e 26 kantoneve në Zvicër.

Share This Article