Për të parë herë, Departamenti Federal i Drejtësisë dhe Policisë dhe Zyra Federale e Drejtësisë kanë reaguar për Albanian Post rreth kërkesës shqiptare për ekstradimin e ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj, i cili prej korrikut 2023 ndodhet në shtetin helvet, në arrati nga drejtësia shqiptare.
Në një koment për Albanian Post, një zyrtare e informacionit e dy institucioneve, është përgjigjur se Shqipëria paraqiti një kërkesë për ekstradim në Zyrën Federale të Drejtësisë (FOJ) më 4 shtator 2023, të plotësuar më 1 mars 2024. Procedurat e ekstradimit janë ende në pritje.
Arben Ahmetaj ka reaguar pas lajmit të bërë publik sot për dorëzimin e një kërkese të re nga Ministria e Drejtësisë për ekstradimin e tij.
Ahmetaj, përmes një publikimi në media sociale, pretendon se procedura e ekstradimit është kryer prej kohësh dhe akuzon Qeverinë se po krijon një “zhurmë të qëllimshme” për të devijuar vëmendjen publike.
Në deklaratën e tij, ai shprehet: “Kërkesa për ekstradim nuk është e re. Sipas Ahmetajt, procedura është kryer me urgjencë më 18 gusht 2023, mbi dy vite më parë dhe legjislacioni parashikon vetëm një kërkesë të tillë. Ai shton se, edhe nëse do të kishte një kërkesë tjetër, ajo do të vinte si pjesë e një “tymnaje politike”.




