Edhe zyrtarisht, Zymer Bytyqi është futbollist i Konyaspor.
Ai ka nënshkruar kontratë 2 vjet e gjysmë.
Bytyqi kontratën e nënshkroi me drejtorin e klubit, Adnan Erkan, në Medas Konya.
24-vjeçari ka luajtur për klubin norvegjez, Viking, ku në 154 ndeshje, kishte shënuar 23 gola dhe 30 asistime.
Te Konyaspor në Turqi, Nytyqi do ta mbajë të veshur fanellën me numrin 14.