Zyra e Greqisë shndërrohet në Ambasadë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas mbylljes së çështjeve kontestuese të vendit me fqinjin jugor, marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë janë ngritur në një nivel më të lartë.

Prej sot, Zyra Ndërlidhëse e Greqisë në Shkup merr statusin e Ambasadës. Ministria e Jashtme ka njoftuar se në shkëmbimin e notës me homologët helen kanë vendosur që edhe Zyra maqedonase për çështje konsullore, ekonomike dhe tregtare në Selanik të shndërrohet në Konsullatë dhe njëkohësisht, Zyra greke për çështje konsullore, ekonomike dhe tregtare në Manastir, gjithashtu të shndërrohet në Konsullatë. Më këtë akt, autoritetet thonë se shfuqizohet Marrëveshja e përkohshme e vitit 1995 për zgjidhjen e dallimeve.

Share This Article