Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut e cilëson sulmin ajror izraelit të së martës në kampin e refugjatëve në Jabalia të Gazës si krime të mundshme lufte.
“Duke pasur parasysh numrin e lartë të viktimave civile dhe shkallën e shkatërrimit pas sulmeve ajrore izraelite në kampin e refugjatëve Jabalia, ne kemi shqetësime serioze se këto janë sulme joproporcionale që mund të përbëjnë krime lufte”, thuhet në një postim në rrjetin social ‘X’ i Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut
Duke pasur parasysh numrin e lartë të viktimave civile dhe shkallën e shkatërrimit pas sulmeve ajrore izraelite në kampin e refugjatëve Jabalia, Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriu shkruan se “ne kemi shqetësime serioze se këto janë sulme joproporcionale që mund të përbëjnë krime lufte”.
Kampi Jabalia u trondit nga një shpërthim i madh pasditen e djeshme. Fotot e marra në vendngjarje nga agjencitë e lajmeve menjëherë pas kësaj treguan kratere të mëdhenj të rrethuar nga ndërtesa të shkatërruara.
Fëmijët mund të shiheshin midis të vdekurve dhe të plagosurve, ndërsa njerëzit kërkonin nëpër rrënoja për të mbijetuar.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit konfirmuan më vonë sulmin, duke thënë se ai kishte vrarë një komandant të lartë të Hamasit dhe kishte shënjestruar “infrastrukturën nëntokësore terroriste” poshtë ndërtesave që u shembën.