Zyrtare: Arbër Zeneli nënshkruan kontratë të re me Reims

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arbër Zeneli ka rinovuar kontratën me klubin e tij aktual, Reims deri në vitin 2025.

Lajmin e ka konfirmuar klubi francez, përmes një njoftimi në rrjetin sociale, ku shkruan se lojtari i ardhur nga Heerenveen në vitin 2019 do të jetë edhe tri vite të tjera në klub.

Në moshën 27 vjeçare, Zeneli këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka dhënë tre asistime në tetë paraqitje në Ligue 1.

Lojtari edhe pse ka vuajtur shumë nga dëmtimet, klubet duket se i beson tej mase, pasi talenti nuk i ka munguar kurrë.

Zeneli është edhe pjesë e Kosovës prej disa vitesh, duke u llogaritur ndër lojtarët më të mirë.

Share This Article