Tashmë është zyrtare. Lulzim Basha ka dorëzuar kandidaturën për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. Një vendim i tillë u mor nga Basha, kur kanë mbetur pak orë nga afati përfundimtar për të dorëzuar kandidaturat. Deri në këto momente, në garë përballë tij është Gjergj Hani.
Lulzim Basha, ndonëse nuk e kishte artikuluar në nga asnjë takimet që pati me të rinjtë në qytete të ndryshme, e kishte lënë të nënkuptuar se kërkonte një rikthim në krye të PD-së.
Pikërisht zgjedhja e kreut të ri të PD-së ka shërbyer si një shkak për një tjetër përplasje brenda Partisë Demokratike, asaj zyrtare. Gazment Bardhi dhe një sërë deputetësh janë kundër që zgjedhjet të zhvillohen së shpejti, e ndërsa janë të mendimit që ky proces duhet të nisë nga baza dhe më pas të vijojë në krye.
Mirëpo nuk kanë qenë të këtij qëndrimi Kryesia që kërkon zgjedhje sa më shpejt të jetë e mundur. Në këtë kuadër, sot Këshilli Kombëtar i PD, miratoi krijimin e një komisioni zgjedhor prej 8 personash të cilët do të merren me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor që pritet të mbahet në 29 korrik për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së.
Tashmë pritet miratimi i kandidaturave nga Kryesia.