Zyrtare/ Cristiano Ronaldo pas 12 vitesh rikthehet tek Manchester United

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pak minuta më parë është konfirmuar nga vetë ekipi i “Djajve të Kuq” se pesë herë fituesi i Topit të Artë Cristiano Ronaldo do të rikthehet në klubin e fëmijërisë ku fitoi Topin e parë të Artë dhe Champions League.

Ende nuk janë konfirmuar detajet e pagës dhe kushteve të kësaj kontrate, por raportohet se United ka pranuar të paguajë tek Juventus 30 milion eurot që kërkoheshin nga klubi italian.

Përgjatë kohës që Ronaldo ishte në Manchester United ka shënuar 118 gola në 292 ndeshje. Rikthimi i tij, padyshim që do të motivojë “Djajtë e Kuq” që me blerjen e Sancho dhe Varane synojnë të shkojnë larg këtë sezon.

Share This Article