Zyrtare, De Ligt është lojtar i Bayern

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tashmë nuk ka më dyshime, Matthijs de Ligt është një lojtar i Bayern Munchen. Mbrojtësi holandez u prezantua pasditen e të martës, pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore. Ai ka nënshkruar me klubin bavarez një kontratë 5-vjeçare.

“Matthijs de Ligt ka lënë mbresa të jashtëzakonshme deri tnai, jo vetëm për cilësitë teknike, por edhe për karakterin me të cilin drejton skuadrën. Në këtë moshë, ai tashmë e di mirë sesi të marrë përgjegjësi mbi supe. Me këtë blerja e kemi rritur nivelin e mbrojtjes sonë”, tha CEO i Bayern, Oliver Khan, për 22-vjeçarin.

Vetë De Ligt u shpreh shumë i lumtur që u bë pjesë e Bayern. “Është klubi më i suksesshëm në Gjermani dhe një ndër më të suksesshmit në Europë dhe botë. U ndjeva i vlerësuar realisht nga menaxhimi, trajneri dhe bordi. Për më tepër, Bayern ka synime të mëdha, jam shumë i lumtur që bëhem pjesë e historisë së tij”, tha ai.

Holandezi shkëlqeu tek Ajax ku debutoi në moshën 17-vjeçare. Pas 117 ndeshjesh dhe dy titujsh kampion, kaloi te Juventus për 85 milionë euro, ku fitoi një titull kampion dhe një Kupë Italie. Kalimi i tij te Bayern raportohet se i ka kushtuar klubit gjerman 70 milionë euro, plus 10 milionë të tjera bonuse.

Share This Article