Zyrtare/ Florian Wirtz mund të largohet në verë, Leverkusen firmos me talentin 19-vjeçar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bayer Leverkusen ka bërë goditjen e parë në merkato për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për djaloshin Ibrahim Maza që është blerja më e re e “aspirinave” ende pa nisur zyrtarisht merkatoja verore.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Bayer Leverkusen përmes një postimi në faqen zyrtare ku shihet zyrtarizimi i 19-vjeçarit.

Maza zbarkoi sot në ambientet e kampionëve në fuqi të Gjermanisë, me të cilët ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur deri në verën e vitit 2030.

Fantazisti 19-vjeçar do të mbyllë aventurën e tij me Herthën e Berlinit në Bundesliga 2, ekip për të cilin luajti dy sezone.

Këtë sezon Maza ka shënuar 5 gola dhe 5 asiste në 30 ndeshje në kampionat, si dhe ka realizuar 2 gola në tre ndeshje në Kupën e Gjermanisë.

Share This Article