Zyrtare/ Ka luajtur me Romën dhe Milanin, sulmuesi rikthehet në vendlindje dhe firmos për 1 euro në muaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

KROACI – Nikola Kalinic është sulmuesi më i ri i Hajdukut të Splitit. 35-vjeçari u tërhoq nga futbolli për pesë muajt e shkuar, teksa këtë merkato transferimesh u rikthye sërish në Split për të ndihmuar ekipin e tij në garën për të fituar titullin kampion.

Hajduku është në krye të kampionatit dhe po bën mirë këtë sezon, me sulmuesin që firmosi deri në verën e këtij viti. Ajo çka e bën më tërheqëse këtë lëvizje është fakti se Kalinic ka pranuar të luaj pa rrogë, por me një pagë simbolike prej 1 euro në muaj.

Me 42 ndeshje dhe 15 gola për kombëtaren kroate, Kalinic ka luajtur me klube si Fiorentina, Milan, Roma, Atletico Madrid apo edhe Verona, për t’u kthyer në shkurtin e 2022 për herë të parë pas 14 vitesh në vendlindje, pikërisht me Hajdukun e Splitit.

Share This Article