Milani ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Massimiliano Allegrit si trajner i ri pas largimit të Sergio Conceicaos.
Rossonerët dhe drejtori i ri sportiv, Igli Tare, nuk kanë qëndruar duarkryq duke filluar punën menjëherë për të pasur gati ekipin për sezonin e ri.
Puna e parë e Tares ka gjen gjetja e trajnerit të ri dhe kjo ka ndodhur brenda 72 orëve të tij të para në rolin e drejtorit sportiv.
Tare dhe drejtuesit kanë vendosur t’ia besojnë punën e trajnerit, italianit Allegri, i cili edhe në të kaluarën drejtori Rossonerët dhe fitoi një Scudetto me ta.
“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se Massimiliano Allegri është emëruar trajner kryesor i ekipit të parë të meshkujve”.
“Klubi i shpreh mirëseardhjen e ngrohtë dhe urimet më të mira Massimilianos dhe stafit të tij”, thuhet në komunikatën e kuqezinjve.
Allegri thuhet se ka nënshkruar kontratë për dy vite me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.