Zyrtare! Në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles edhe një shqiptar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles III në 6 maj. Zyrtarizmi erdhi pas takimit që pati kreu i shtetit  me ambasadorin britanik, Alastair King Smith. Me anë të një postimi në rrjetin social Tuitter, diplomatik britanik tha se pjesëmarrja e tij është një dëshmi e marrëdhënies së fortë midis Britanisë dhe Shqipërisë

“Takova Presidentin Bajram Begaj përpara vizitës së tij në Britani për të marrë pjesë në Kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, si një dëshmi e marrëdhënies së fortë midis Britanisë dhe Shqipërisë. I lumtur që Presidenti Begaj do t’i bashkohet liderëve botërorë për të shënuar këtë ngjarje historike”, shkroi ambasadori britanik në Tuitter.

Në këtë ceremoni priten të jenë rreth 2000 të ftuar nga e gjithë bota.

Share This Article