Zyrtare: Petr Cech largohet nga Chelsea

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Chelsea ka bërë të ditur se i kanë ndarë rrugët me legjendën e tyre, Petr Cech.

Sipas njoftimit të tyre, ish-gardiani që ishte në rolin e këshilltarit teknik dhe i performancës, do largohet më qershor.

“Klubi i Futbollit Chelsea njofton sot se Petr Cech, Këshilltari Teknik dhe i Performancës, do të largohet nga roli i tij efektiv më 30 qershor”, thuhet në komunikatën e tyre.

“Që nga emërimi i tij tre vjet më parë, Cech ka dhënë këshilla dhe udhëzime për të gjitha çështjet e futbollit dhe performancës në të gjithë Klubin, duke forcuar lidhjet midis ekipeve tona të meshkujve dhe Akademisë”.

Cech deklaroi: “Ka qenë një privilegj i madh të luaja këtë rol te Chelsea për tre vitet e fundit. Me klubin nën pronësinë e re, ndjej se tani është koha e duhur për mua të largohem. Jam i kënaqur që klubi tani është në një pozitë të shkëlqyer me pronarët e rinj dhe kam besim në suksesin e tij të ardhshëm si brenda dhe jashtë fushës”. Todd Boehly në anën tjetër potencoi: “Petr është një anëtar i rëndësishëm i familjes Chelsea. Ne e kuptojmë vendimin e tij për t’u larguar dhe e falënderojmë për kontributin e tij si këshilltar dhe përkushtimin e tij ndaj klubit dhe komunitetit tonë. I urojmë më të mirën”.

Share This Article