Zyrtarë qeveritar kanë qenë në kontakt me Zaevin, presin rekomandime nga Filipçe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Anëtarë të qeverisë kanë pasur kontakte me kreun e LSDM-së Zoran Zaev, i cili është testuar për Kovid-19, pasi ka pasur kontakt me person të infektuar. Rezultatet nga testimi i Zaevit priten gjatë ditës, ndërkohë që edhe qeveritarët që kanë pasur kontakt me Zaevin po presin rekomandimet e ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe, nëse edhe ata do t’i nënshtrohen testimit.

Këtë e ka deklaruar ministrja e financave Nina Angellovska.

“Gjithsesi se kemi qenë në komunikim me kryetarin e LSDM-së. Bëhet fjalë për vetizolim që do të zgjas 14 ditë. Rezultatet akoma nuk dihen”, tha Angellovska./Alsat/

Share This Article