Mohammed Salah do të qëndrojë te Liverpool. Lajmi po qarkullonte në ditët e fundit dhe sot është konfirmuar zyrtarisht nga klubi anglez.
“Ai do të qëndrojë me ne”, shkruan Liverpool në rrjetet sociale.
Sipas mediave angleze, Salah ka rinovuar për dy sezone të tjera,.
Nëse kjo kontratë do të respektohet deri në fund, Salah do të mbushë 10 vite si lojtar i “The Reds”.
Me Liverpool, Salah ka fituar titullin kampion në Angli si dhe një Champions League, mes shumë trofeve të tjerë.