ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Zarah Sultana merr drejtimin e kompanisë që mbante 800,000 £ në donacionet e Your Party pas një debati të madh 3 hours ago
Kina nuk ka interes të mbledhë të ashtuquajturat informacione inteligjence mbi parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar – zëdhënësi Ministrisë së Jashtme të Kinës 3 hours ago
Bora godet LONDRËN (video) 3 hours ago
Mbretëria e Bashkuar dëshiron një marrëveshje për aksesin në fondin e mbrojtjes të BE-së, por ‘jo me çdo çmim’ 3 hours ago
Starmer do të përballet me PMQ-të e para mes shqetësimeve të deputetëve të prapavijës për shtypjen e azilit 3 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Zyrtare/ Strehimi, policët e burgjeve do të marrin kredi me kushte lehtësuese, skema dhe kush përfiton

albnews by albnews
3 July, 2023
in Shqiperia
0
Zyrtare/ Strehimi, policët e burgjeve do të marrin kredi me kushte lehtësuese, skema dhe kush përfiton
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Të gjithë ata punonjës që janë pjesë e Policisë së Burgjeve dhe që janë të pastrehë, tani kanë rastin të përfitojnë kredi me kushte lehtësuese për strehim.

Diskutimet në qeveri për këtë çështje nisën rreth 4 muaj më parë, por vetëm tani Kuvendi, nëpërmjet një ndërhyrje në ligjin “Për Policinë e Burgjeve”, ka vendosur që tu njohë të drejtën policëve të burgjeve për përfitim kredie me kushte lehtësuese për strehim.

RelatedPosts

Reshjet në Lezhë, përmbytje në disa lagje, probleme dhe me energjinë elektrike

Nisin shirat, dita e sotme me shtrëngata dhe stuhi, Alpet me borë

Drejtor i ri në krye të burgut të Durrësit

Tashmë ky vendim i Kuvendit ka marrë formën përfundimtare, pasi është publikuar edhe në Fletoren Zyrtare.

Të drejtën për të përfituar kredi me kushte lehtësuese për strehim e ka çdo punonjës i Policisë së Burgjeve, që ushtron veprimtarinë e tij në nivel qendror, në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, si dhe gjatë transferimeve e shoqërimeve të personave të dënuar dhe të paraburgosur.

Trajtimi ekonomik dhe financiar

Punonjësit e Policisë së Burgjeve përfitojnë  trajtimin ekonomik dhe financiar, ku përfshihet paga mujore, e cila përbëhet nga paga për gradë, shtesa për çdo vit vjetërsie shërbimi dhe shtesa për natyrë të veçantë pune, kompensim për kostot shtesë për largësi nga vendbanimi, pagesat për transport apo qiranë e banesës dhe ushqimin.

Punonjësit e Policisë së Burgjeve kanë të drejtën e përfitimit sipas legjislacionit në fuqi për sigurimin shoqëror suplementar.

Si funksionon skema për të marrë kredi për strehim me kushte lehtësuese

Vetëm pak javë më parë, rtsh.al publikoi skemën se si funksionon marrja e kredive me kushte lehtësuese.

Në vija të përgjithshme masa e subvencionimit të interesave të kredisë për ata që përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti për banesat me kosto të ulët, do të jetë e barabartë me diferencën që rezulton midis interesit vjetor të kredisë në tregun e lirë, me interesin në varësi të aftësisë përballuese të familjes, me kusht që interesi dhe principali që paguan familja të mos jenë më të mëdha së aftësia e familjes për të përballuar.

Llogaritja e masës së subvencionimit të kredisë hipotekore me kushte lehtësuese bëhet në momentin e lidhjes së kontratës për marrjen e kredisë midis individit/familjes përfituese dhe institucionit financiar, mbështetur në marrëveshjen e nënshkruar midis institucionit financiar dhe ministrisë përgjegjëse për strehimin, në rastin konkret të ministrisë së Drejtësisë.

Procedurat

Procedura e dhënies së subvencionimit të interesave të kredisë për familjet që përfitojnë banesë me kosto të ulët me kredi fillon me përzgjedhjen e institucionit financiar që do të kreditojë familjet. Përzgjedhja e institucionit financiar që do të kreditojë familjet bëhet me procedurë konkurrimi, si vijon:

  1. nëpërmjet një oferte publike dhe transparente ftohen të gjitha institucionet financiare që kryejnë shërbime për dhënien e kredive në territorin e Republikës së Shqipërisë;
  2. oferta publike shoqërohet edhe me kriteret për vlerësimin e ofertës fituese;
  3. vlerësimi i ofertave duhet të marrë parasysh kostot më të ulta për buxhetin dhe kostot më të përballueshme për familjet.

Përzgjedhja

Përzgjedhja e institucionit financiar me ofertën fituese bëhet nga një komision vlerësimi që ngrihet me urdhër të titullarit të institucionit që financon programin me përfaqësues të ministrisë përgegjëse për fushën e financave dhe institucionit që financon programin.

Kur programi financohet nga buxheti i shtetit, njësitë e vetëqeverisjes vendore, brenda kuotave të përcaktuara paraprakisht nga ministria (numrit të familjeve që përfitojnë), miratojnë listën e familjeve sipas sistemit të pikëzimit të miratuar prej tyre dhe që plotësojnë kushtet e mëposhtme:

  1. kanë të ardhura mujore jo më të larta se të ardhurat mesatare të njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse dhe nuk përballojnë dot pagesat e kredisë për blerjen e një banese me vlerë jo më të madhe se mesatarja e vlerave të tregut në atë njësi të vetëqeverisjes vendore dhe me sipërfaqe jo më të madhe se normat e strehimit dhe nuk disponojnë banesë në pronësi, ose disponojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit, ose janë zhvendosur nga banesat.

Subvencionimi

Për çdo individ/familje, institucioni financiar llogarit shumën e subvencionimit të kredisë për të gjithë jetëgjatësinë e kontratës, e cila i njoftohet ministrisë përgjegjëse për strehimin. Kjo shumë nuk mund të jetë më e madhe se 100% e vlerës së banesës së blerë. Diferenca që rezulton midis vlerës së banesës dhe shumës që krediton institucioni financiar, paguhet në mënyrë të menjëhershme nga familja.

Masa e ndihmës për familjet që përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti planifikohet në buxhetin vjetor dhe afatmesëm të institucionit që financon programin, bazuar në informacionin që dërgon institucioni financiar mbi, ndër të tjera, numrin e përfituesve dhe sasinë e subvencionimit të shpenzuar dhe atë të nevojshëm për vitin pasardhës. 

Familja, që ka përfituar banesë me kosto të ulët, nuk mund t’i kalojë të drejtat që ajo ka mbi këtë banesë te një individ tjetër ose ta lëshojë atë me qira gjatë periudhës së shlyerjes së kredisë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Zarah Sultana merr drejtimin e kompanisë që mbante 800,000 £ në donacionet e Your Party pas një debati të madh

Zarah Sultana merr drejtimin e kompanisë që mbante 800,000 £ në donacionet e Your Party pas një debati të madh

19 November, 2025
Kina nuk ka interes të mbledhë të ashtuquajturat informacione inteligjence mbi parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar – zëdhënësi Ministrisë së Jashtme të Kinës

Kina nuk ka interes të mbledhë të ashtuquajturat informacione inteligjence mbi parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar – zëdhënësi Ministrisë së Jashtme të Kinës

19 November, 2025
Bora godet LONDRËN (video)

Bora godet LONDRËN (video)

19 November, 2025
Forcat britanike u vendosën për të gjurmuar anijen ruse të spiunazhit në buzë të ujërave të Mbretërisë së Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar dëshiron një marrëveshje për aksesin në fondin e mbrojtjes të BE-së, por ‘jo me çdo çmim’

19 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result