Ylli i Kombëtares Shpresa, Adrion Pajaziti, është larguar nga Fulham dhe do të vijojë karrierën te skuadra e Goricës, që luan në elitën e futbollit kroat.
Fantazisti shqiptar u transferua në formë huazimi deri në fund të sezonit te skuadra kroate, e cila mund të ushtrojë edhe të drejtën e blerjes së 21-vjeçarit.
Pajaziti është pjesë e Fulham që prej vitin 2019. Ky nuk është huazimi i parë për të, pasi shqiptari ka qenë në huazim te Haugesund në Norvegji, nga shkurti 2023 deri në gusht të 2023.