Zyrtarët amerikanë: Këto ishin zgjedhjet më të sigurta të SHBA-ve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zyrtarët amerikanë të sigurisë së sistemit zgjedhor kanë hedhur poshtë pretendimet e presidentit në detyrë, Donald Trump për manipulime në zgjedhje.

Kjo deklaratë erdhi nga Komiteti i Këshillit Koordinues i Sektorit të Infrastrukturës Zgjedhore.

Ata theksuan se këto zgjedhje ishin zgjedhjet më të sigurta në historinë e SHBA-ve.

Donald Trump po tenton që me anë të gjykatave ta përmbysë rezultatin në shtetet me diferencë të vogël votash, prandaj ka refuzuar të pranojë humbjen.

Rezultati i zgjedhjeve ende nuk është certifikuar, por demokrati Joe Biden kryeson dukshëm në bazë të të dhënave paraprake, duke marrë 290 nga 270 votat elektorale që i duhen për të marrë presidencën e SHBA-së nga data 20 janar e vitit tjetër.

Share This Article