Zyrtarët britanikë: Nuk mund t’i besojmë fjalëve të Putin, por zgjidhjet diplomatike kanë gjithmonë një derë hapur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëskryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Dominic Raab në një intervistë për mediat e huaja, ndërsa ka komentuar luftën në Ukrainë është shprehur mosbesues ndaj qëndrimit të presidentit rus Vladimir Putin.

I pyetur se sa besim ka qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në fjalët e Rusisë rreth një de-përshkallëzimi ushtarak, ai tha se jo shumë.

“Ne e gjykojmë makinën  ushtarake ruse nga veprimet e saj dhe jo nga fjalët. Ka padyshim një skepticizëm se mund të rigrupohet për të sulmuar sërish në vend që të angazhohet seriozisht në diplomaci . Natyrisht që dera e diplomacisë do të jetë e hapur”, ka thënë ai.

Share This Article