Zyrtarët e lartë të Shëndetit në SHBA: “Asnjëherë nuk na është thënë që të ngadalësojmë testimin”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Katër zyrtarë të lartë të shëndetit në SHBA që dëshmojnë sot për kongresin thanë se presidenti Donald Trump nuk u ka thënë që të “ngadalësojnë” testimet. Kjo vjen pas deklaratës së Trump në një miting në Oklahoma se ai i kishte kërkuar skuadrës së tij të bënte më pak testime, në mënyrë që të mbante të ulët normën zyrtare të infeksionit.

Dr Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, është një nga ekspertët që po dëshmon.

Fauci e përshkroi reagimin e SHBA si një “thes i ngatërruar” për shkak të diversitetit të kombit.

Ai vlerësoi reagimin e New York City, por tha se disa shtete tani ishin “duke parë një rritje shqetësuese të infeksionit” dhe “përhapje në komunitet”.

“Nja dy ditë më parë kishte 30,000 infeksione të reja” në ditë, tha ai. “Kjo është shumë shqetësuese për mua.”

“Dy javët e ardhshme do të jenë kritike për të adresuar ato goditje që u panë në Teksas, Florida, Arizona dhe shtetet e tjera.”/BBC

Share This Article