Zyrtarët e partisë së Erdoganit – “zjarret po i shkaktojnë terroristët kurdë të PKK-së”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zjarri në një pyll, i cili po vazhdon prej katër ditësh në rrethin Manavgat të Antalisë, ka dal jashtë kontrollit shkaku edhe i erërave të forta e cila ka shkaktuar edhe viktima dhe të lënduar.

Mediat pro-qeveritare turke shkruan se shkaktar të zjarreve janë pjesëtarët e organizatës PKK, të cilët po vënë zjarre të qëllimshme në pyje.

Një video të mediumit qeveritar Anadoly Agency dhe i cili është marrë nga sateliti e ka shpërndarë ish-kryetari i Ankarasë dhe deputeti i partisë së presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, AKP, Ibrahim Melih Gokcek

Ky i fundit në një mesazh në Twitter thotë se nuk ka dyshim se këta dy persona që shihen në video janë pjesëtar të PKK-së.

Por, këtë e ka kundërshtar Sedat Peker, ish-mafiozi turk dhe njeriu i afërt i AKP-së, i cili ka thënë se arsyeja se pse fajësohen kurdët është shkaktimi i një lufte të re mes kurdëve dhe turqve para zgjedhjeve të reja, ku qeveria aktuale do të fitonte pikë politike.

Ndryshe, numri i njerëzve që humbën jetën nga zjarri në Manavgat të Turqisë ka shkuar në pesë. 

Share This Article