Zyrtarët izraelitë kanë pranuar se kalimi në Fazën 2 të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara me Hamasin është “shumë i mundshëm”, sipas një raporti të transmetuar mbrëmjen e së premtes në “Kan 11 News”.
Zyrtarët bëjnë të ditur se lokalizimi i disa prej pengjeve të ndërruar jetë të varrosur në Rripin e Gazës do të marrë kohë, por amerikanët janë të bindur se përparimi në marrëveshje mund të bëhet edhe para se të kthehen të gjitha trupat.
Gjithashtu, raporti theksoi se në përpjekje për të siguruar kthimin e trupave të mëtejshëm të pengjeve, Izraeli i ka dërguar një mesazh Hamasit duke sinjalizuar se nëse dorëzohen më shumë trupa, sasia e ndihmës humanitare që hyn në Rrip do të rritet.
Deri tani, Izraeli nuk i ka dorëzuar të gjitha ndihmat humanitare siç parashikohet në marrëveshje, pasi jo të gjithë pengjet e mbajtur nga Hamasi janë kthyer.
Më herët u raportua se policia kishte marrë udhëzime për të përgatitur mundësinë që Hamasi të kthente dy pengje të vdekur në Izrael mbrëmjen e sotme.
Megjithatë, raportimet e mëvonshme treguan se dorëzimi i trupave do të shtyhet.
Dorëzimi më i fundit i pengjeve ndodhi herët në mëngjesin e së mërkurës, kur u kthyen trupat e:Arie Zalmanowicz – një nga themeluesit e Kibbutz Nir Oz, i vrarë rreth një muaj pas rrëmbimit të tij. Tamir Adar – anëtar i ekipit të reagimit emergjent të Nir Oz, i cili ra në betejë më 7 tetor.
Të enjten, Kan 11 Neës raportoi se Drejtoria e Inteligjencës është e bindur se Hamas është në gjendje të kthejë të paktën 10 nga 13 pengjet e vdekur që ndodhen ende në Gaza, edhe pa ndihmë ndërkombëtare.
Zyrtarë të lartë të inteligjencës i paraqitën të dhënat që mbështesin këtë përfundim zëvendëspresidentitamerikan JD Vance gjatë vizitës së tij në Izrael.




