Zyrtarët më të lartë çekë refuzojnë propozimin e presidentit Zeman për tërheqjen e njohjes së Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zyrtarët më të lartë çekë kanë refuzuar propozimin dhe argumentet e presidentit Millosh Zeman për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, të shtruara në mbledhjen koordinuese mbi politikën e jashtme, raportonte agjencia e lajmeve e Beogradit, B92, transmeton Koha.net.

Shefi i diplomacisë çeke, Tomash Petshiçek pas takimit i njoftoi gazetarët se kreu shtetëror u mor vesh se kjo çështje nuk është në rend të ditës.

“U morëm vesh se çështja e tërheqjes së njohjes për Kosovën nuk është me vend. Situata nuk ka ndryshuar fare që ta shtynte Çekinë të ndryshojë qëndrimin që e ka përfaqësuar gjatë dhjetë vjetëve të fundit”, ka thënë kryediplomati para gazetarëve, përcjell Koha.net.

Share This Article