Zyrtarët meksikanë punësojnë mundësa për të rrahur ata që nuk mbajnë maskë në publik

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ashtu siç thotë dhe shprehja ‘kohë të dëshpëruara kërkojnë masa të dëshparuara’, zyrtarët e krahinës së Irapuato në qendër të Meksikës e kanë marrë seriozosht thënien duke ‘angazhuar’ një bandë keçistësh ‘lucha libre’ për të rrahur ata që nuk mbajnë maska në publik, në disa raste dhe me ‘karrige kokës’.

Megjithse ende nuk duhet nese eshte zyrtare apo humoristike, kjo ishte fakt sjellja e autoriteteve të krahinës meksikane me 380,000 banorë, rreth 300km nga kryeqyteti.

Pamjet në disa raste qesharake të shpërndara nga autoritetet, tregojnë ‘zyrtarët shëndetësorë’ muskulozë që përhapin tmerr në tregun kryesor, duke goditur pa paralajmërim ata që nuk mbajnë maskë.

Në video shihen luftëtarët e njohur të bandës lokale ‘lucha libre’ (mundje e lire) të quajtur Lepra, Moco, Gargajo, Costal Clown, e García Jr. Që në mënyrë teatrale ftojnë njerëzit të mbajnë maskat në fytyrë, dhe në rast të kundër i qëllojnë me një karrige llamarine që mbajë me vete, për ta bërë situatën sa më dramatike.

Shumë kritikë online denoncuan “kontrollin shtetëror dhe sistemin e mbikqyrjes,” që siç shihet në shumë raste përfshinte “dhunë dhe turpërim.”

Disa të tjerë vlerësonin skenat zbavitëse me trokitjet e karrigeve në kokën e refuzuesve të maskës, apo sensin e humorit në lidhje me ruajtjen e kufizimeve të shëndetit publik.

https://platform.twitter.com/embed/index.html?creatorScreenName=gazetaexpress&dnt=false&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1341103784441892869&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fzyrtaret-meksikane-punesojne-mundesa-per-te-rrahur-ata-qe-nuk-mbajne-maske-ne-publik%2F&siteScreenName=gazetaexpress&theme=light&widgetsVersion=ed20a2b%3A1601588405575&width=550px

Share This Article