ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Osmani priti në takim ambasadorin britanik Hargreaves 2 hours ago
Burnley luan në shtëpi, trajneri ndan mendjen për Brojën 3 hours ago
“Dua ta shoh nivelin e tij”, Allegri flet për Jasharin 3 hours ago
Në kongres, Trump i kërkojnë më shumë angazhim në Ballkan 3 hours ago
Ndiqni shifrat e fundit të migracionit në Mbretërinë e Bashkuar – duke përfshirë azilin, vizat dhe anijet e vogla 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Zyrtarët talibanë zbresin në Oslo për bisedime me Perëndimin

albnews by albnews
23 January, 2022
in Bota
0
Zyrtarët talibanë zbresin në Oslo për bisedime me Perëndimin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Zyrtarë të qeverisë talebane në Afganistan kanë zbritur në Oslo këtë të dielë për të biseduar me diplomatët, gazetarët dhe aktivistët perëndimorë mbi zbatimin e disa lirive thelbësore në Afganistan.

Një ish-ministre afgane që sot jeton në Norvegji ka refuzuar të takohet me talebanët, pasi, sipas saj, bisedimet vetëm sa legjitimojnë edhe më shumë politikat e tyre, ndërsa populli afgan është ai që vuan.

RelatedPosts

Macron mbërrin në Pekin, nesër takimi me Xi Jinping, do të kërkojë forcim të raportit me BE

Bëri kërdinë me alkool, rakuni i dehur gjendet pa ndjenja në tualetin e dyqanit

Dhunë në Francë, tifozët e Nice godasin lojtarët pas humbjes me Lorient

Një delegacion me zyrtarë të qeverisë talebane të Afganistanit ka mbërritur këtë fundjavë në Oslo të Norvegjisë për bisedime me aktorët politik perëndimorë mbi zbatimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në Afganistan.

E drejta e grave për t’u arsimuar, e drejta për të protestuar, kriza ekonomike dhe shqetësimet për terrorizëm janë disa nga pikat në agjendën e bisedimeve mes palëve.

Ky është delegacioni i parë i talebanëve që viziton Evropën që nga marrja e pushtetit në Afganistan. Delegacioni kryesohet nga ministri i Jashtëm në detyrë Amir Khan Muttaqi dhe bisedimet do të zgjasin tre ditë.

Në ditën e parë do të ketë takime dhe bisedime me aktivistë të të drejtave të njeriut dhe gazetarë, ndërsa takimet diplomatike do të zhvillohen të hënën dhe të martën e 24 dhe 25 janarit.

Ministria e Jashtme norvegjeze njoftoi se delegacioni i talebanëve do të takohet gjithashtu me gratë, gazetarët dhe aktivistët afganë të mbërritur në Norvegji pas largimit të tyre nga atdheu.

Amerikanët do të përfaqësohen në këto bisedime nga Tom Ëest, Përfaqësuesi Special për Afganistanin.

Edhe më herët amerikanët kanë shprehur shqetësimet e tyre që vendi të mos kthehet në një vatër të re të terrorizmit botëror, teksa kanë kushtëzuar ndihmat humanitare për vendin e zhytur në krizë ekonomike derisa talebanët të shfaqin vullnet politik për të lejuar arsimimin e grave dhe disa të drejta të tjera themelore të njeriut.

Më 21 janar, Ministrja e Jashtme norvegjeze theksoi se vizita nuk ishte një legjitimim apo njohje e qeverisë së talebanëve. Por, sipas zyrtares norvegjeze, duhet të bisedojmë me ata që qeverisin vendin.

Sa i përket këtyre takimeve, ish-ministrja afgane Nargis Nehan shprehet dyshuese për efektivitetin e tyre.

Ish-ministrja që tani jeton në Norvegji ka refuzuar të marrë pjesë sepse, sipas saj, bisedimet do të normalizonin talebanët dhe do t’i forcojnë ata, ndërkohë që nuk ka asnjë mënyrë që talebanët të ndryshojnë mendësi.

“Nëse shohim se çfarë ndodh në bisedimet gjatë tre vjetëve të fundit, talebanët vazhdojnë të marrin atë që kërkojnë nga komuniteti ndërkombëtar dhe ai që vuan është populli afgan”, thotë ish-ministrja Nehan.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Osmani priti në takim ambasadorin britanik Hargreaves

​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Osmani priti në takim ambasadorin britanik Hargreaves

3 December, 2025
Burnley luan në shtëpi, trajneri ndan mendjen për Brojën

Burnley luan në shtëpi, trajneri ndan mendjen për Brojën

3 December, 2025
“Dua ta shoh nivelin e tij”, Allegri flet për Jasharin

“Dua ta shoh nivelin e tij”, Allegri flet për Jasharin

3 December, 2025
Në kongres, Trump i kërkojnë më shumë angazhim në Ballkan

Në kongres, Trump i kërkojnë më shumë angazhim në Ballkan

3 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result